Kryetari i Kuvendit të Kosovës për legjislaturën e nëntë Dimal Basha, pas zgjedhjeve të mbajtura të dielën ka shkruar se ishin të lira dhe demokratike.
Për zgjedhjet e lira e demokratike, Basha ka falënderuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, komisionderët e vëzhguesit.
Falënderim, Basha ka edhe për qytetarët, për të cilët tha se ushtruan të drejtën e tyre të votës me përgjegjësi dhe dinjitet.
“Veçanërisht, një falënderim shkon për bashkatdhetarët që votuan nga Evropa, Amerika dhe nga çdo cep i botës, për ata që udhëtuan drejt Kosovës për të votuar, si dhe për ata që përdorën votimin me postë ose votuan në ambasada dhe konsullata.”- ka shkruar Basha.
Basha ka thënë se diaspora gjithmonë ka treguar angazhim dhe përkushtim për vendin tonë.
Sipas tij, vendi ka treguar maturi qytetare dhe pjekuri politike.
“Shpreh vlerësimin tim për të gjitha subjektet politike për një garë të drejtë dhe uroj që themelimi i institucioneve të zhvillohet po aq i qetë dhe i rregullt sa zgjedhjet.”- ka shkruar Basha.
