Një lajmërim për një mjet të dyshuar bombë ka shkaktuar mobilizim të njësive të sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 11:45.
- Reklama -
Policia ka njoftuar se të gjitha njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer kontroll të plotë, por nuk është hasur asgjë e dyshimtë.
Me konsultim të prokurorit, rasti është regjistruar dhe vazhdon të hetohet si lajmërim i rremë.
- Reklama -
