Ish-presidenti Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryetarët e kuvendit, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe me Rexhep Selimin, Pjetër Shalën, Fadil Fazliun e Bashkim Smakajn, i kanë shprehur ngushëllime familjes Mustafa me rastin e ndarjes nga jeta të babait të Salih Mustafës.
Kështu ka bërë të ditur Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët kanë përcjellur ngushëllimet e ish-krerëve të UÇK-së.
- Reklama -
‘‘Jemi pranë jush me respekt, solidaritet dhe përulje në këto çaste të rënda’’, thuhet mes tjerash në postimin e UVL-UÇK-së.
- Reklama -
