- Reklama -

KMDLNJ-ja kërkon hetim ndaj ZRRE-së: Faturat e rrymës përbëjnë abuzim të rëndë ekonomik

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) i ka cilësuar si abuzim të rëndë ekonomik ndaj qytetarëve të Kosovës faturat e energjisë elektrike për muajin dhjetor, ndërsa kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që të hetojë punën e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

KMDLNJ-ja ka thënë se ka pranuar një numër të madh ankesash nga qytetarët, të cilët raportojnë se faturat e dhjetorit janë mbi 70 për qind më të larta krahasuar me muajin paraprak. Në reagim thuhet se një rritje e tillë është e pabesueshme, e pakuptueshme dhe e pajustifikueshme, sidomos duke marrë parasysh se temperaturat mes dy muajve nuk kanë pasur dallime të ndjeshme, çka përjashton rritjen e konsumit si arsye.

- Reklama -

“KMDLNJ-ja vlerëson se kjo situatë përbën abuzim të drejtpërdrejtë ekonomik dhe rëndon në mënyrë disproporcionale mbi buxhetin e familjeve kosovare, duke thelluar varfërinë dhe pasigurinë sociale”, thuhet në reagim.

Organizata ka akuzuar ZRRE-në se, që nga themelimi i saj, ka vepruar vazhdimisht në dëm të qytetarëve dhe paguesve të rregullt të energjisë elektrike, duke fryrë faturat në kundërshtim me ligjin. Sipas KMDLNJ-së, këtë e dëshmon edhe një vendim gjyqësor që ka konstatuar diskriminim të qytetarëve në baza etnike dhe politike, pa pasuar kompensim për dëmet e shkaktuara.

Po ashtu, KMDLNJ-ja vlerëson se mbështetja institucionale që Qeveria e Kosovës i ka dhënë ZRRE-së e bën atë bashkëpërgjegjëse për situatën aktuale, duke e identifikuar si pjesë të procesit të varfërimit të qytetarëve.

Në reagim shprehet shqetësim edhe për blerjen e energjisë elektrike me çmime të larta, kryesisht nga tregtarë serbë dhe grekë, si dhe për dyshime të bazuara për korrupsion që, sipas KMDLNJ-së, përfshijnë ambasadorin Martin Berishaj dhe ministren në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

“Këto praktika ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët fundorë. Licencimi i operatorëve për tregti me energji elektrike në baza nepotiste dhe politike nxit dyshime serioze për korrupsion institucional të mirëplanifikuar”, thuhet në reagim, duke veçuar si alarmante dhënien e monopolit të tenderëve për shitblerje të energjisë një shtetasi serb, Vuk Hamoviq.

KMDLNJ-ja ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë punën e ZRRE-së që nga fillimi i veprimtarisë së saj, dhënien e licencave monopolizuese, proceset e licencimit me baza nepotiste e politike, vendosjet politike në pozita kyçe si dhe të gjitha kontratat për blerje dhe shitje të energjisë elektrike.

Po ashtu, organizata ka paralajmëruar se një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike, e paraparë të shqyrtohet nga ZRRE-ja në mars 2026, do ta përkeqësonte edhe më tej gjendjen ekonomike të familjeve kosovare, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e çmimeve të të gjitha produkteve dhe shërbimeve. KMDLNJ-ja ka ftuar qytetarët që të kundërshtojnë çdo rritje të çmimit të rrymës, pavarësisht se cila qeveri është në pushtet./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort