- Reklama -

PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë fushatës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur Listën Serbe me 30 mijë euro, pasi ka konstatuar shkelje të Kodit të Mirë­sjel­ljes gjatë fushatës zgjedhore, duke pranuar ankesën e subjektit politik `Kosovski Savez`.

 

- Reklama -

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesën e subjektit politik ‘Kosovski Savez’, duke konstatuar se Lista Serbe ka shkelur Kodin e Mirësjelljes gjatë fushatës për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të caktuara për 28 dhjetor 2025.

Sipas vendimit të marrë të mërkuren, PZAP vlerësoi se Lista Serbe ka vepruar në kundërshtim me rregullat e fushatës dhe detyrimet ndaj kandidatëve, duke vendosur materiale promovuese në hapësira publike në rrugën “24 Nëntori” në Leposaviq.

Si pasojë, ky subjekt politik është gjobitur me 30 mijë euro dhe është urdhëruar që menjëherë të largojë të gjitha posterat dhe materialet zgjedhore që lidhen me shkeljen.

Ankesa ishte dorëzuar më të martën, ndërsa PZAP ka ritheksuar se respektimi i Kodit të Mirësjelljes është thelbësor për garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë dhe të ndershëm.

Vlen të theksohet se Lista Serbe ishte ndëshkuar edhe ditë më parë, me një gjobë prej 20 mijë eurosh, për një rast tjetër të shkeljes së rregullave zgjedhore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort