Home LAJME Kryeministri Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin

Kryeministri Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin

0
Kryeministri Kurti u takua me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua mëngjesin e sotëm me autorin, gazetarin dhe producentin radiofonik francez, Philippe Collin, i cili shoqërohej nga ambasadori i Francës, Olivier Guerot.

Sipas një komunikate nga Zyra e Kryeministrit, ata diskutuan së bashku për historinë e letërsinë, dhe aktualitetin gjeopolitik e dinamikat sociale, posaçërisht në kontinentin evropian.

Siç bëhet e ditur në njoftim, Philippe Collin i dhuroi kryeministrit romanin e tij të publikuar vitin e kaluar me titull “Barmeni i Ritzit”, ku trajtohen ngjarje nga okupimi nazist i Francës gjatë Luftës së Dytë Botërore, bazuar në historinë e vërtetë dhe spektrin e shankistit Frank Mejer, nga hoteli Ritz në Paris.

Në fund thuhet se kryeministri e falënderoi për bisedën dhe librin, duke shprehur mirënjohjen për shkëmbimin e sotëm dhe vlerësimin për krijimtarinë dhe punën e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here