Zyrtarët doganorë gjatë ditës së enjte kanë zbuluar mallra të padeklaruar si: këpucë për meshkuj dhe femra, çanta dhe aksesorë të ndryshëm në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.
Sipas njoftimit të Doganës, zyrtarët doganorë kanë selektuar një automjet për kontroll të detajuar, ku drejtuesi i mjetit kishte deklaruar se nuk posedonte mallra për deklarim. Gjatë kontrollit të automjetit janë zbuluar mallrat e padeklaruar.
- Reklama -
Mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të parapara ligjore, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me dispozitat e legjislacionit në fuqi.
- Reklama -
