- Reklama -

Raporti i Policisë: Kosova renditet si vendi me nivelin më të ulët të krimit dhe aksidenteve fatale në Ballkanin Perëndimor

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e të Gjitha Formave të Krimit të Organizuar Transnacional, më 10 nëntor është publikuar raporti Indeksi Global i Krimit të Organizuar 2025, i cili e nxjerr Kosovën si vendi me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor.

“Indeksi Global i Krimit të Organizuar është një tregues që mat dhe rendit vendet bazuar në përhapjen e krimit të organizuar dhe rezistencën e tyre ndaj krimit, po ashtu vlerëson edhe aktivitetet kriminale të tilla si trafiku i drogës, trafiku i qenieve njerëzore dhe krimi kibernetik, së bashku me aftësinë e një vendi për të luftuar këto kërcënime përmes qeverisjes, zbatimit të ligjit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

- Reklama -

Sipas rezultateve të këtij indeksi për vitin 2025, i cili mat 15 tregje kriminale, 5 lloje akterësh kriminalë dhe 12 blloqe të qëndrueshmërisë, të publikuar nga Global Initiative Against Transnational Organized Crime, Kosova vlerësohet me nivelin më të ulët të kriminalitetit në Ballkanin Perëndimor, me një mesatare prej 4.85 pikësh në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 10.

“Një kontribuues kyç dhe i veçantë në arritjen e këtyre rezultateve pozitive është Policia e Kosovës me lidershipin dhe zyrtarët e saj, e cila përmes planeve zhvillimore strategjike dhe objektivave të veçanta në luftimin e të gjitha formave të krimit, ka rritur të ketë rezultate të theksuara ndër vite, e që e bëjnë Kosovën si vendi me nivelin më të ulët të krimit në Ballkanin Perëndimor”, thekson Policia.

Po ashtu, Policia thekson se sipas raportit të Transport Community, i publikuar me 12 nëntor 2025, me të dhënat e vitit 2024, Kosova ka arritur rezultate pozitive edhe në sigurinë rrugore, duke pasur numrin më të ulët të viktimave për një milion banor në aksidente fatale, krahasuar me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Policia e Kosovës, përmes zbatimit të planeve operacionale, fushatave sensibilizuese e aktiviteteve të ndryshme policore, edhe në fushën e trafikut, ka arritur rezultatet më të mira krahas vendeve të Ballkanit Perëndimor. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në rritjen e mëtejme të sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale në nivel vendi”, potencon PK.

Për më shumë informata gjeni linkun me statistikat dhe raportin e detajuar: https://ëbrso.transport-community.org/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort