- Reklama -

ATK dhe Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të UP-së në partneritet për përmirësim të shërbimeve dhe zhvillim profesional

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, priti sot në takim dekanin e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Prof. Dr. Mirlind Bruçi, së bashku me stafin e tij mbështetës. Në një komunikatë për media, ATK bën të ditur se takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi profesional, duke reflektuar angazhimin e të dy institucioneve për forcimin e partneritetit dhe zhvillimin e iniciativave të përbashkëta në fusha me interes të ndërsjellë.

Sipas ATK-së, gjatë diskutimeve, palët shqyrtuan mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, veçanërisht në fushën e zhvillimit të kapaciteteve në Teknologjinë e Informacionit, duke qenë se Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike përgatit kuadro profesionale të domosdoshme për modernizimin dhe digjitalizimin e proceseve brenda ATK-së.

- Reklama -

Siç bëhet e ditur në njoftim, palët shqyrtuan edhe çështje të tjera me rëndësi strategjike, që lidhen me avancimin e cilësisë së shërbimeve publike, forcimin e mekanizmave të transparencës dhe krijimin e vlerës së shtuar për qytetarët dhe tatimpaguesit përmes bashkëpunimit të ndërsjellë institucional.

ATK shton se diskutimet u përqendruan në identifikimin e fushave konkrete ku ekspertiza akademike dhe teknike e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike mund të kontribuojë në përmirësimin e proceseve operacionale të ATK-së, duke përfshirë analizën e kostove, zhvillimin e zgjidhjeve teknologjike dhe ndërtimin e kapaciteteve profesionale.

“Përmes partneriteteve të tilla, ATK synon të forcojë bazën analitike dhe teknologjike të institucionit, të rrisë efikasitetin në ofrimin e shërbimeve dhe të përmirësojë ndërveprimin me tatimpaguesit në përputhje me standardet bashkëkohore të administrimit tatimor” – thuhet në fund të kësaj komunikate.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort