Ajo ka bërë rimbursime me vlerë prej rreth 790 milionë frangash për 1.5 milion kërkesa që nga janari i vitit 2020
Kompania ajroere “Swiss” deri më tani ka përpunuar 1.5 milion kërkesa për rimbursime të fluturimeve të anuluara. Por disa klientë janë ende duke pritur për paratë e tyre.
Me krizën e Koronës, filluan edhe telashet për klientët zviceranë, fluturimi i të cilëve u anulua. Shkaku se kompania ajrore nuk ktheu shumë bileta për një kohë të gjatë, ka rritur zemërimin e klientëve.
Por në ndërkohë, sidoqoftë ajo ka arritur të trajtuar 99 për qind të të gjitha kërkesave të rimbursimit, përgjigjet Swiss për gazetën 20minuten.
Ajo ka bërë rimbursime me vlerë prej rreth 790 milionë frangash për 1.5 milion kërkesa që nga janari i vitit 2020.
Arsyeja e vonesës së pagesave ishte numri i madh i kërkesave, thotë shefi komercial i kësaj kompanie Tamur Goudarzi Pour në një intervistë me 20 Minuten.
Ndërkaq, sipas një zëdhënëseje, koha e përpunimit për aplikimet e rimbursimit tani është kthyer në normale.
Për shkak të krizës së koronës, Swiss ofron rregulla të ndryshme të veçanta për rezervimin dhe anulimet e fluturimeve, trasnmeton albinfo.ch. Në rastin e fluturimeve të anuluara, klientët nuk duhet të shkojnë në aeroport, por vetëm të vizitojnë faaqen e Swiss në internet, për rezervime ose rimbursime.
Sipas zëdhënëses, nuk pritet të ketë më vonesa në aplikimet e rimbursimit. Koha e përpunimit është përsëri në nivelin e para-Koronës.