Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 1128 raste të reja me COVID-19 nga 3082 teste.
Ndërsa gjatë kësaj periudhe si pasojë se koronavirusit kanë ndërruar jetë 12 persona. Viktimat janë të moshës 44 deri në 76 vjet, transmeton Klan Kosova.
Po ashtu janë shëruar edhe 307 pacientë. Atje për momentin janë 13,568 raste aktive me koronavirus.
Ndërsa nga fillimi i pandemisë e deri më sot janë shfaqur gjithsej 37,499 raste, ndërsa janë shëruar 22,835 qytetarë.
Në Maqedoni të Veriut deri më sot janë regjistruar 1,096 viktima nga koronavirusi, shkruan Alsatm.