- Reklama -

Vuçiqi fajëson Turqinë për njohjen e Kosovës nga Siria

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar të enjten se vendimi i Sirisë për ta njohur pavarësinë e Kosovë ka qenë i pritshëm, duke pasur parasysh, sipas tij, që në Damask ka ardhur në pushtet një qeveri nën ndikimin e Turqisë.

Vuçiq ka thënë se ky vendim përmban “vulën turke” dhe shtoi se tani është e qartë sa ka vlejtur “qasja liberale e Bashar al-Asadit” sa ishte në pushtet.

- Reklama -

“Tani është bërë e qartë sa ka vlejtur për ne qasja liberale e Bashar al-Asadit kur ai ishte në krye të Sirisë. Është po ashtu e qartë se kur dikush vjen në pushtet nën ndikimin e madh të njërit prej shteteve kryesore të rajonit, siç është Turqia, nuk është e papritur që të ndodhin zhvillime të tilla”, ka thënë Vuçiq.

Siria u bë shteti i 120-të që njohu pavarësinë e Kosovës gjatë ditës së djeshme. Ministri i Jashtëm i Sirisë, Asaad Hassan Al-Shaibani, ia atribuoi meritat Turqisë për këtë njohje./KOHA

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort