- Reklama -

Kryeministri Kurti takoi presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover

Gjatë qëndrimit në Paris, në kuadër të Forumit të Paqes, kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim bilateral me presidentin e Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës, Peter De Roover.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, në takim u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës, bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët dhe zhvillimet e fundit në vend e rajon.

- Reklama -

Në njoftim thuhet se “kryeministri Kurti e njoftoi presidentin De Roover për rezultatet e Kosovës në rrafshin ekonomik, ndër to rritjen e qëndrueshme ekonomike prej mesatarisht 6% në katër vitet e fundit dhe dyfishimin e investimeve të huaja direkte, kushtet e volitshme dhe përparësitë që vendi ynë ofron për investime të huaja”.

“Ai veçoi investimet e rëndësishme që ka bërë qeveria në sektorin e bujqësisë dhe të mbrojtjes, si dhe reformat e ndërmarra në politikat e mirëqenies sociale. Gjithashtu diskutuan për rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Kryeministri Kurti përmendi rëndësinë dhe efektin pozitiv që ka pasur liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, dhe aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor të vitit 2022 si hap të rëndësishëm që dëshmon përkushtimin e institucioneve të vendit ndaj reformave demokratike dhe integrimit evropian”, njofton Zyra e Kryeministrit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort