Në Prizren është arritur marrëveshja e parë për bashkëpunim ndërmjet Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Alpinizmit dhe Turizmit Malor.Marrëveshja është nënshkruar nga kryetarët e federative dhe përveç bashkëpunimit mes tyre pritet të ndikojë dhe promovojë më shumë turizmin malor në të dy vendet tona.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u bë në Prizren edhe për shkak të domethënies historike që ka ky qytet.
Kryetari i Federatës Bjeshkatare Alpiniste të Kosovës u shpreh se marrëveshja mundësone dhe unifikimin e sinjalistikës për shënjimet e shtigjeve në dy vendet.Në këtë marrëveshje bashkëpunimi, është parashikuar që të bëhet edhe themelimi i shkollave të përbashkëta alpine në Shqipëri dhe Kosovë.