Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.
Atë e ka quajtur mik i Kosovës dhe mbështetës i fuqishëm i aspiratave euroatlantike, derisa kanë diskutuar për largimin e masave ndaj Kosovës dhe avancimin e aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal dhe për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona në kuadër të partneritetit europian dhe euroatlantik”- ka shkruar Osmani.
