Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë autorizimin që Gjenerali Wesley Clark të dëshmojë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Sipas Urdhrit të Panelit të Gjyqit të datës 2 Shtator 2025, Mbrojtja për Z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) njofton se është marrë leja nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullës 107”), duke autorizuar deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në parashtrimin e avokatit të Thacit, Luka Mishetiq.
Siç është njoftuar edhe më parë, ky dëshmitar pritet të dëshmojë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes.
Sipas parashtrimit, Clark ka thënë se nuk mundet ta bëjë udhëtimin për në Hagë përpara 17 nëntorit 2025 dhe për këto arsye mund të fillojë dëshminë me 18 nëntor ose me 19 nëntor 2025.
Vec kësaj, mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të caktohet edhe 21 nëntori për seancë në rast që është e nevojshme për finalizimin e dëshmisë së Clark.
Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar edhe ndryshimin e listës së provave të dorëzuar, duke kërkuar shtimin e deklaratës së Clark.
“Sa i përket arsyes së mirë, Mbrojtja kërkon shtimin e kësaj Deklarate në Listën e Provave në mënyrë që ajo të mund të dorëzohet sipas Rregullës 154. Pranimi sipas Rregullës 154 do të kursente kohë në sallën e gjyqit dhe do të siguronte që prezantimi i provave të 1DË-007 të ishte i fokusuar, dhe jo i përsëritur ose i dyfishtë. Siç përshkruhet më poshtë, 1DË-007 siguron prova jashtëzakonisht relevante dhe lirueshme, të cilat janë provuese për çështjet në këto procedura. Për këtë arsye, Deklarata ka relevancë dhe rëndësi të mjaftueshme për të justifikuar shtimin e saj në Listën e Provave”, thuhet në parashtrim.
Në parashtrimin e vetë, mbrojtja thotë se do të Clark do të jep dëshmi rreth përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e tetorit 1998 në mës Holbrooke dhe Millosheviq. “1DË-007 është një ish-Gjeneral i dekoruar me katër yje në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i i NATO-s nga 1997 deri në 2000. 1DË-007 jep dëshmi rreth drejtimit të përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar Marrëveshjen Holbrooke-Millosheviq nga Tetori 1998, zbatimin e Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryerjen e fushatës ajrore kundër forcave jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar marrëveshjet e Rambujesë, vendosjen e forcave në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe mbikëqyrjen e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, thuhet në dokument.
Përveç kësaj, thuhet se Clark ka dijeni për dhunën pas kthimit të refugjatëve kosovar dhe tregon për shkaqet e kësaj dhune në verën e 1999-ës.
“1DË-007 përshkruan dijenin për valën e dhunës në verën e vitit 1999 pas kthimit të refugjatëve kosovarë dhe analizon shkaqet e kësaj dhune dhe faktin se ai nuk besonte se udhëheqja e UÇK-së ishte e angazhuar në një përpjekje të koordinuar për të sulmuar serbët ose minoritetet”, thuhet në parashtrim. Përvec kësaj, thuhet se Clark do të përshkruaj edhe ndërveprimet me UÇK-në, delegacionin kosovar në Rambuje e në veçanti edhe Thacin për të cilin ka thënë se nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në”.
“Së fundi, 1DË-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ka pasur me UÇK-në, delegacionin shqiptar të Kosovës në Rambuje dhe veçanërisht me Z. Thaçi. Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij mbi mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komandimi ose kontrolli funksional. Ai gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që kishte Z. Thaçi mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake, si dhe përshkruan pse do të ishte e padrejtë të atribuohej keqadministrimi i të tjerëve tek Z. Thaçi”, thuhet tutje./ “Betimi për Drejtësi”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë autorizimin që Gjenerali Wesley Clark të dëshmojë në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Sipas Urdhrit të Panelit të Gjyqit të datës 2 Shtator 2025, Mbrojtja për Z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) njofton se është marrë leja nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullës 107”), duke autorizuar deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në parashtrimin e avokatit të Thacit, Luka Mishetiq.
Siç është njoftuar edhe më parë, ky dëshmitar pritet të dëshmojë si dëshmitari i fundit i mbrojtjes.
Sipas parashtrimit, Clark ka thënë se nuk mundet ta bëjë udhëtimin për në Hagë përpara 17 nëntorit 2025 dhe për këto arsye mund të fillojë dëshminë me 18 nëntor ose me 19 nëntor 2025.
Vec kësaj, mbrojtja ka kërkuar nga trupi gjykues që të caktohet edhe 21 nëntori për seancë në rast që është e nevojshme për finalizimin e dëshmisë së Clark.
Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar edhe ndryshimin e listës së provave të dorëzuar, duke kërkuar shtimin e deklaratës së Clark.
“Sa i përket arsyes së mirë, Mbrojtja kërkon shtimin e kësaj Deklarate në Listën e Provave në mënyrë që ajo të mund të dorëzohet sipas Rregullës 154. Pranimi sipas Rregullës 154 do të kursente kohë në sallën e gjyqit dhe do të siguronte që prezantimi i provave të 1DË-007 të ishte i fokusuar, dhe jo i përsëritur ose i dyfishtë. Siç përshkruhet më poshtë, 1DË-007 siguron prova jashtëzakonisht relevante dhe lirueshme, të cilat janë provuese për çështjet në këto procedura. Për këtë arsye, Deklarata ka relevancë dhe rëndësi të mjaftueshme për të justifikuar shtimin e saj në Listën e Provave”, thuhet në parashtrim.
Në parashtrimin e vetë, mbrojtja thotë se do të Clark do të jep dëshmi rreth përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e tetorit 1998 në mës Holbrooke dhe Millosheviq. “1DË-007 është një ish-Gjeneral i dekoruar me katër yje në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara, i cili shërbeu si Komandant Suprem i i NATO-s nga 1997 deri në 2000. 1DË-007 jep dëshmi rreth drejtimit të përpjekjeve të NATO-s për të zbatuar Marrëveshjen Holbrooke-Millosheviq nga Tetori 1998, zbatimin e Rezolutës 1199 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryerjen e fushatës ajrore kundër forcave jugosllave pas refuzimit të Millosheviqit për të nënshkruar marrëveshjet e Rambujesë, vendosjen e forcave në Kosovë në përputhje me Marrëveshjen Ushtarake Teknike dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, dhe mbikëqyrjen e demilitarizimit dhe transformimit të UÇK-së”, thuhet në dokument.
Përveç kësaj, thuhet se Clark ka dijeni për dhunën pas kthimit të refugjatëve kosovar dhe tregon për shkaqet e kësaj dhune në verën e 1999-ës.
“1DË-007 përshkruan dijenin për valën e dhunës në verën e vitit 1999 pas kthimit të refugjatëve kosovarë dhe analizon shkaqet e kësaj dhune dhe faktin se ai nuk besonte se udhëheqja e UÇK-së ishte e angazhuar në një përpjekje të koordinuar për të sulmuar serbët ose minoritetet”, thuhet në parashtrim. Përvec kësaj, thuhet se Clark do të përshkruaj edhe ndërveprimet me UÇK-në, delegacionin kosovar në Rambuje e në veçanti edhe Thacin për të cilin ka thënë se nuk ka pasur kontroll mbi UÇK-në”.
“Së fundi, 1DË-007 përshkruan ndërveprimet e ndryshme që ka pasur me UÇK-në, delegacionin shqiptar të Kosovës në Rambuje dhe veçanërisht me Z. Thaçi. Ai jep vëzhgimet dhe përshtypjet e tij mbi mungesën e strukturës dhe organizimit të UÇK-së, dhe mungesën e çdo komandimi ose kontrolli funksional. Ai gjithashtu vëzhgoi mungesën e kontrollit që kishte Z. Thaçi mbi UÇK-në, dhe se ai ishte vetëm një person politik pa përvojë ushtarake, si dhe përshkruan pse do të ishte e padrejtë të atribuohej keqadministrimi i të tjerëve tek Z. Thaçi”, thuhet tutje./“Betimi për Drejtësi”
