- Reklama -

Rezultatet preliminare, gara për kryetar të Suharekës drejt balotazhit

Bali Muharremaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) kryeson në zgjedhjet lokale të mbajtura më 12.10.2025 në Komunën e Suharekës, duke marrë 45.70% të votave, përkatësisht 11,929 vota, por asnjë kandidat nuk ka siguruar mbi 50% të nevojshme, duke bërë që zgjedhja e kryetarit të shkojë në balotazh – sipas rezultateve preliminare. 

Në vendin e dytë është renditur Ardian Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 31.65% të votave, apo 8,261 vota. Pra, në garë në balotazh, pritet të jenë këta dy kandidatë.

- Reklama -

Hamdi Bytyçi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka marrë 13.53 % ose 3,531 vota. Dardan Berisha nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përfunduar i katërti me 9.11 % të votave, konkretisht 2,379 vota.

Sipas të dhënave të KQZ-së në Suharekë janë regjistruar 69,770 votues, ndërsa kanë votuar 26,100 qytetarë. Janë numëruar 87 nga 87 vendvotime, që përfaqëson 100 % të tyre, ndërsa pjesëmarrja ka qenë 37.41 %.

Në garën për Kuvendin Komunal të Suharekës, AAK kryeson me 34.94 % të votave (8,491 vota), e ndjekur nga LDK me 29.90 % (7,267 vota). Pastaj është PDK  me17.80 % (4,325 vota) dhe Vetëvendosje me 14.02 % (3,407 vota).

NISMA Socialdemokrate ka marrë 2.16 % të votave (525 vota), ndërsa GUXO 1.19 % (289 vota). Pjesëmarrja në votime për Kuvendin Komunal ka qenë 34.83 %, me 24,304 qytetarë që kanë votuar nga 69,770 të regjistruar.

Këto rezultate nuk përfshijnë votat me kusht, votimin e personave me nevoja të veçanta dhe votimin përmes postës.

Bali Muharremaj ka udhëhequr me Komunën e Suharekës që dy mandate./Kallxo.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort