- Reklama -

Kandidati i PDK-së për kryetar të Dragashit, Shaban Shabani: Faleminderit për besimin dhe për kontributin e secilit prej jush

Kandidati për kryetar të komunës së Dragashit nga radhët e PDK-së, Shaban Shabani, ka falënderuar qytetarët e kësaj komune për pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale dhe kandidatët e simpatizantët e PDK-së për kontributin e tyre.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Dragashit, në emrin tim personal dhe të gjithë ekipit të Partisë Demokratike të Kosovës – dega në Dragash, ju shpreh falënderimin më të sinqertë për pjesëmarrjen tuaj në zgjedhjet e 12 tetorit dhe për kulturën e lartë demokratike që treguat gjatë gjithë ditës së votimit. Dragashi dëshmoi edhe një herë se është shembull i qytetarisë, i respektit dhe i përgjegjësisë demokratike. Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë votuesit e Partisë Demokratike të Kosovës – ju që na keni dhënë besimin tuaj, që keni qëndruar me përkushtim dhe keni besuar në vizionin tonë. Faleminderit strukturës sonë të degës, nëndegëve, aktivistëve të palodhshëm, anëtarëve, simpatizantëve, si dhe kandidatëve tanë të listës për asamblenë komunale, të cilët dhanë kontribut të jashtëzakonshëm me ndershmëri dhe përkushtim gjatë gjithë fushatës”, shkruan Shabani.

- Reklama -

Tutje, Shabani ka theksuar se pavarësisht që nuk janë renditur të parët nga këto zgjedhje, sipas tij rezultati që kanë arritur mund të konsiderohet një sukses të rëndësishëm, i cili pasqyron besimin e qytetarëve në këtë subjekt politik, potencoi ai.

“Edhe pse nuk jemi renditur të parët, rezultati që kemi arritur është një sukses i rëndësishëm që tregon besimin e qytetarëve në ne. Edhe përkundër faktit se kemi punuar shumë dhe me përkushtim, nuk kemi arritur deri te qëllimi final – ta fitojmë besimin e plotë të qytetarëve. Duke qenë kandidat për kryetar, unë marr plotësisht përgjegjësinë për rezultatin e këtyre zgjedhjeve. Ky rezultat është moment reflektimi për të gjithë ne – për të parë se çfarë mund të bëjmë më mirë në të ardhmen. Ne kemi humbur një betejë, por jo rrugën dhe qëllimin tonë. Jemi të vendosur të përballemi me çdo sfidë që na pret përpara, me besim të palëkundur në vlerat që përfaqëson Partia Demokratike e Kosovës. Faleminderit për besimin, për përkushtimin dhe për kontributin e secilit prej jush”, theksoi Shabani.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort