- Reklama -

Ndalohen disa raste të tentimeve për shmangie doganore në Vërmicë gjatë ditëve të fundjavës

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve të kryera në Pikën Kufitare Vërmicë gjatë fundjavës, zyrtarët doganor kanë parandaluar disa raste të hyrjes së mallrave të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës.

“Bazuar në analizat e riskut dhe sjelljet e dyshimta të disa udhëtarëve, janë përzgjedhur për kontroll të dytë disa automjete, nga të cilat janë identifikuar mallra që nuk ishin deklaruar sipas legjislacionit doganor në fuqi. Në të gjitha rastet, personat përgjegjës kanë deklaruar se nuk posedonin fatura për mallin, ose kanë paraqitur dokumentacion të pjesshëm dhe jo të mjaftueshëm për arsyetuar sasinë e mallrave te transportuara”, thuhet në njoftim.

- Reklama -

Sipas njoftimit të Doganës, mallrat e ndaluara përfshijnë:

  • Produkte tekstile në sasi prej gjithsej 200 copë,
  • Produkte ushqimore në peshë totale prej 140.72 kg,
  • Produkte kozmetike dhe parfume, përfshirë dhe artikuj të ndryshëm,
  • CD për lojëra (PS5),
  • Mallra të ndryshme të përziera, gjithsej 104 artikuj, nga të cilat një pjesë nuk ishin të pajisura me dokumentacion përkatës.

“Për të gjitha rastet është iniciuar procedurë kundërvajtëse sipas nenit 244 të Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës, ndërsa mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave ligjore”, njofton Dogana.

Dogana e Kosovës ka theksuar në fund se mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e integritetit ekonomik të vendit.

“Udhëtarët inkurajohen të respektojnë obligimet ligjore për deklarimin e saktë të mallrave gjatë hyrjes në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort