Patrulla Policore e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor- Prizren (NJRTRR), të martën, më datën 07.10.2025, rreth orës 18:17 në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren, ka ndaluar një autobus të një kompanie nga Lipjani. Pas verifikimit të dokumentacionit, Policia ka konstatuar se drejtuesi kishte masë aktive ndalimi për drejtimin e mjeteve motorike deri më 26.12.2025.
“Në zbatim të Ligjit për Trafikun Rrugor 08/L-186, ndaj tij është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, gjobë prej 500 euro, masë ndalese shtesë prej 6 muajsh dhe 5 pikë negative në patentë. Autobusi është sekuestruar”, thuhet në njoftim.
Policia e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjit.