- Reklama -

Caktohet 1 muaj paraburgim ndaj një të pandehuri për shitje të paautorizuar të substancave narkotike në Prizren

Gjykata Themelore Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatje prej një muaji, për të pandehurin H.K., e cila mund të zgjasë deri më datën 11.09.2025 për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve”.

Gjykata bën të ditur se pas dëgjimit të palëve në procedurë dhe pas analizimit të shkresave të lëndës, gjeti se kërkesa e Prokurorisë Themelore për caktimin e paraburgimit është e bazuar, dhe gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, pasi që nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

- Reklama -

“Nga koha e pavërtetuar deri me datën 11.08.2025 në Prizren, i pandehuri pa autorizim, shpërndan, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope ose analoge, me qëllim të shitjes, shpërndarjes ose ofrimit për shitje, në atë mënyrë që i njëjti posedon me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes tek përdorues të substancave narkotike të llojit kokainë”, shkruan në njoftimin e Gjykatës.

Tutje, bëhet e ditur se dje më datë 12.08.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin, gjatë batisjes në banesën e të pandehurit në rrugën “ëilliam ëalker” ka gjetur dhe sekuestruar dëshmitë, si më poshtë:

  • 2 kartëmonedha 1×50 euro
  • 8×20 euro me nr. serik:
  • 2 peshore digjitale,
  • 1 skalper dhe 2 kartela që kanë shërbyer për paketime,
  • 8 paketime me qese najloni që kanë shërbyer për paketime,
  • 1 pajisje për vakum të qeseve me mbishkrim Gorenje,
  • 1 role foli najloni dhe 1 pale gërshërë që kaneë shërbyer për paketime,
  • 1 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 0.32 gram,
  • 133 qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 36.62 gram,
  • 7 paketime të zbrazëta,
  • 1kg substancë e dyshuar narkotike të llojit kokainë me mbetje të saj,
  • 3 tulla të mbështjella me foli dhe qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 3.3kg,
  • 19 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë prej 1.1kg, të cilat dyshohet se janë të destinuara për shitje apo shpërndarje tek përdoruesit e substancave narkotike.

“Duke marrë parasysh provat materiale të mbledhura deri në këtë fazë, të cilat arsyetojnë dyshimin e bazuar se i pandehuri ky kryer veprat penale, Gjykata vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit. Duke marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale dhe sasinë e narkotikut të gjetur tek i pandehuri, tregojnë rrezikun se me lënien në liri ekziston rreziku i arratisjes me qëllim të shamgnies nga përgjegjësia penale”, thuhet tutje në njoftim.

Gjithashtu, Gjykata ka njoftuar me rastin e caktimit të paraburgimit ka marrë parasysh edhe të kaluarën kriminale të të pandeurit, i cili është i dënuar me aktgjykim të plotfuqishëm për vepra penale të narkotikëve. Sipas Gjykatës Themelore në Prizren, kjo tregon se me lënien në liri të të pandehurit, ekziston rreziku i përsëritjes së veprës penale, andaj caktimi i paraburgimit është i arsyeshëm.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit në këtë fazë është masa më oportune, me qëllim të sigurimit të prezencës së të pandehurit në procedurën paraprake dhe para institucioneve të drejtësisë, mbarëvajtjen e papenguar dhe të rregullt të fazës hetimore.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort