KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin kryesor në rrugën “Gjergj Kastrioti” në Malishevë do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona:
- Qyteti i Malishevës
- Fshati Carrallukë
- Një pjesë e fshatit Mirushë
“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur”, njofton “Hidroregjioni Jugor”.
- Reklama -