- Reklama -

Diplomojnë 107 oficerë të ri doganorë në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës

Në 26-vjetorin e themelimit të Doganës së Kosovës, kanë diplomuar 107 oficerë doganorë.

Në një ceremoni solemne të organizuar për këtë rast, u vlerësua lart puna dhe kontributi i Doganës si një ndër institucionet kyçe të vendit, jo vetëm në aspektin fiskal, por edhe si mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë ekonomike dhe mbrojtjen e rendit ligjor.

- Reklama -

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në fjalën hyrëse, tha se në këto 26 vjet që nga themelimi i saj, Dogana e Kosovës ka qenë më shumë sesa një institucion fiskal, ka qenë shtyllë e mbrojtjes së sovranitetit tonë shtetëror, një mekanizëm i domosdoshëm për sigurinë ekonomike dhe një vijë e parë e mbrojtjes kundër kontrabandës, korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Rruga për konsolidimin e këtij institucioni nuk ka qenë e lehtë. Dogana ka kaluar nëpër periudha sfidash të mëdha, duke përfshirë vitet e para të pas luftës, përpjekjet për të konsoliduar pikat kufitare dhe në veçanti momentet e rënda kur pikat në veri të vendit u dogjën e u shkatërruan nga grupe kriminale të udhëhequra nga Serbia. Në këtë rrugëtim kemi kujtuar dhe do të kujtojmë gjithmonë heronjtë tanë, si Enver Zymeri e Rreshter Afrim Bunjaku, që ranë në krye të detyrës për të mbrojtur sundimin e ligjit dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës. Në vitet e fundit, si qeveri kemi ndërmarrë hapa të qartë dhe të vendosur për të forcuar rendin, paqen e sigurinë gjithnjë përmes sundimit të ligjit në gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe në veri të Mitrovicës”, u shpreh ai.

“Sot, rezultatet janë të prekshme e të dukshme: rritje të ndjeshme të konfiskimeve dhe një kontroll më të madh mbi kufijtë tanë. Dogana ka arritur rekorde historike në të hyra, duke tejkaluar projeksionet vjetore. Marrëveshja për hapësirat e përbashkëta doganore me Shqipërinë ka ulur ndjeshëm kostot për bizneset tona dhe ka rritur efikasitetin. Po ashtu, vendosja e shumicës së terminaleve në menaxhim të shtetit ka kursyer miliona euro për ekonominë tonë duke bërë që kostoja për bizneset të ulet dukshëm”, shkruan nw komunikatwn e Zyrws sw Kyreministrit.

Duke uruar gjeneratën e re të oficerëve doganorë, kryeministri tha se me ta Dogana përveçse staf të ri, fiton edhe energji të re, mendim të freskët dhe motivim për të ecur bashkë përpara, teksa tha se ata nuk janë thjesht punonjës të ardhshëm, por mbrojtës të kufirit ligjor dhe ekonomik të vendit.

“Shërbimi juaj kërkon integritet, përkushtim dhe guxim. Nuk është vetëm punë, është mision. Një mision për të cilin pak njerëz kanë privilegjin të angazhohen, por përgjegjësia e të cilit është e lartë, sepse çdo vendim juaji prek sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve”, u shpreh kryeministri Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, që po ashtu ishte në ceremoninë e diplomimit të oficerëve doganorë, tha se ky sot është një moment krenarie për familjarët, por edhe për vetë kadetët, të cilët po vihen në shërbim vendit, e siç u shpreh ai, nuk ka detyrë e punë më fisnike se sa të shërbesh për shtetin tënd, për vendin tënd.

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu tha se kjo ditë është e rëndësishme sepse përkon me 26-vjetorin e themelimit të Doganës dhe diplomimin e kadetëve të rinj. Ai theksoi se kjo është një mundësi për të reflektuar mbi punën dhe sfidat e institucionit ndër vite.

Llugaliu veçoi Mitrovicën e Veriut si zonë që ka qenë sfiduese deri së fundmi, por shtoi se tani është rikthyer funksionimi i plotë i shtetit edhe atje. Ai bëri të ditur se që nga themelimi, Dogana ka mbledhur rreth 22 miliardë euro për buxhetin e shtetit, ndërsa këtë vit pritet të tejkalohen 2 miliardë euro të hyra.

Ndërkaq, në një fjalë rasti zëvendësshefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova theksoi mbështetjen e vazhdueshme që BE-ja i ka ofruar institucioneve doganore që nga viti 1999.

E përfaqësuesja e gjeneratës së re të diplomimit të oficerëve doganorë, Shkurta Hajredini tha se për të gjithë kadetët, kjo ditë nuk është vetëm përmbyllje e një trajnimi, por një fillim i ri dhe një vendim i rëndësishëm për jetën e tyre.

Oficerët doganorë u pajisen me certifikata për kryerjen e trajnimit për t’u bërë pjesë e Doganës së Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort