- Reklama -

Konfiskohen 80 mijë copë cigare të kontrabanduara në autobusin e linjës Serbi – Kosovë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë konfiskuar 80 mijë copë cigare të kontrabanduara, që ishin fshehur në një autobus që qarkullonte në linjën Serbi – Kosovë. Autobusi ishte ndaluar në Mitrovicë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit fillestar në orët e vona të mbrëmjes të së dielës, në sistemin e ajrosjes së njërit autobus u has sasi e konsiderueshme e cigareve pa bandeorla.

- Reklama -

Pas kontrolleve të detajuara u zbulua një “bunker” për fshehje mallrash, ku kishte cigare pa banderola. E po ashtu cigare tjera të kontrabanduara u zbuluan në tualetin e autobusit.

“Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në qytetin e Mitrovicës, kanë ndaluar për kontroll dy autobusë që qarkullonin në linjën Serbi–Kosovë. Gjatë kontrollit fillestar, në orët e vona të mbrëmjes, për shkak të kushteve të kufizuara për inspektim të detajuar, në sistemet e ajrosjes së njërit prej autobusëve u has në një sasi të konsiderueshme cigare pa banderola. Kontrollet e detajuara janë vazhduar më tutje ku në një hapësirë të posaçme (“bunker”) për fshehje mallrash, si dhe në tualetin e autobusit, janë zbuluar edhe cigare të tjera të kontrabanduara. Në total janë gjetur dhe konfiskuar 80,000 copë cigare, të gjitha pa banderola, të cilat dyshohet se ishin destinuar për tregun e brendshëm të Kosovës në kundërshtim me ligjet në fuqi. Rasti është proceduar për hetime të mëtutjeshme në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore”, ka njoftuar Dogana e Kosovës.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort