Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur 124 aksidente trafiku.
Prej tyre 33 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa të tjerat me dëme materiale.
- Reklama -
Sipas policisë, brenda ditës janë shqiptuar 2 779 gjoba kundërvajëse ndaj gjithë atyre që janë hasur duke shkelur rregullat e trafikut.
Rikujtojmë se gjatë korrikut është shtuar numri i automjeteve në rrugë me ardhjen e bashkatdhetarëve në pushime.
- Reklama -