- Reklama -

Një muaj paraburgim për të pandehurin që sulmoi me çekan personin tjetër në oborrin e gjykatës në Suharekë

Përmes një komunikatë për media,  Gjykata Themelore  – Dega në Suharekë, Departamenti i Përgjithshëm gjyqtari i procedurës– Qemail Suka ka caktuar masën e paraburgimit, në kohëzgjatjeprej një (1) muaji, për të pandehurin H.K., kjo masë mund të zgjasë deri më datën 18.07.2025, për shkak të dyshimi të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, neni 186 par. 3 (kur vepra penale është kryer me armë, mjet të rrezikshëm, apo me ndonjë send tjetër që mund të shkaktojë lëndim të rëndë trupor ose dëmtim të rëndë të shëndetit) të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit, ndaj të pandehurit ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj mase, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

- Reklama -

Me datë 18 qershor rreth orës 10:50 minuta, në oborrin e Gjykatës Themelore Prizren – Dega në Suharekë, me përdorimin e mjetit të rrezikshëm, personit tjetër i shkakton lëndim të rëndë trupor, i cili rezulton në dëmtimin e përkohshëm dhe serioz të shëndetit të personit tjetër, në atë mënyrë që për shkak të një konflikti të mëhershëm që e kishte pasur i pandehuri me të dëmtuarin B.B., me të vërejtur të dëmtuarin duke hyrë në oborrin e Gjykatës, fillon të fjaloset me të e më pas nga çanta e tij e nxjerrë një çekan dhe e gjuan në drejtim të tij, ku edhe e godet në pjesën e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast të njëjtit i shkakton lëndime të rënda trupore.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtari i procedurës paraprake gjen se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet, dhe dyshimi i bazuar rrjedhë nga shkresat e lëndës, faktet dhe provat e mbledhura deri në këtë fazë siç janë: deklarim ii të pandehurit në Polici, deklarata e të dëmtuarit, dhe deklaratat e dëshmitarëve, vërtetimet mbi sekuestrimin e sendeve, raportet mjekësore, lista e dëshmive të sekuesturara, pamje nga video kamerat si dhe provat tjera.

Meqë ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale të përshkruar si më lartë, ekziston edhe baza ligjore për caktimin e paraburgimit për shkak se ekzistojnë rrethana që tregojnë se ekziston rreziku i ikjes së tij po të lihet në liri, sepse pas kryerjes së veprës penale është larguar nga vendi i ngjarjes,  andaj me lënien në liri do ekziston rreziku se do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë dhe në këtë mënyrë ta pengoj zhvillimin normal të procedurës penale.

Duke pasur parasysh mënyrën dhe rrethanat ne të cilat dyshohet se është kryer vepra penale, e cila është kryer pranë oborrit të gjykatës, pikërisht deri sa ishin ftuar nga gjykata për një rast tjetër penal ndërmjet të pandehurit dhe viktimës,  si dhe faktin se me mjet të rrezikshëm i ka shkaktuar lëndim trupor, tregon rrezik potencial se i njëjti mund të përsëris veprën penale apo të kryejë vepër më të rëndë penale, andaj caktimi i paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë fazë.

“Nga të lartcekurat,  Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore, sigurimin e prezencën së të pandehurit në procedurë hetimore, parandalimin që i pandehuri të arratiset apo të ndikojë në dëshmitaret dhe provat e rastit”-thuhet në njoftim.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort