- Reklama -

Bashkimi dënohet me 3 ndeshje pa shikues dhe mbi 4 mijë euro gjobë

Pas incidentit të pahijshëm që ndodhi në përballjen e tretë të serisë gjysmëfinale, ku Bashkimi mposhti Pejën dhe mori epërsinë në seri 2-1, KG i FBK-së ka shqiptuar dënimet për këtë ndeshje.

Klubi i Bashkimit është dënuar me 3 ndeshje pa shikues në terren të vetë në vazhdim të kampionatit. Kështu, me këtë kuptohet që skuadra prizrenase nëse luan ndeshjen vendimtare ndaj Pejës në Prizren, nuk do të ketë ndihmën e përkrahjes së publikut.

- Reklama -

Por, nuk mbaron me kaq, nëse portokallezinjtë shkojnë në finale, atëherë edhe aty dy ndeshjet e para si vendas nuk do të mund t’i luajnë me shikues. Kjo, po që do të jetë hendikep i madh për prizrenasit e drejtuar nga Sasa Jankovic, falë një momenti të pamatur që ndodhi 5 sekonda pa përfunduar ndeshja!

Pos kësaj, Bashkimi ka marrë dënim në total prej 4 mijë e 400 euro gjobë.

Dënimet për Bashkimin:

◦ Mungesa/pamjaftueshmëria e PK-së dhe sigurimit gjatë ndeshjes = 500 euro;

◦Hedhja e gjësendeve të forta, që mund të shkaktojnë lëndime të lehta = 500 euro;

◦Animi/sjellja josportive, sharja më kor ndaj ekipeve, gjyqtarëve, zyrtarëve, etj = 700 euro;

◦Hedhja/ndezja e mjeteve piroteknike në tribuna, parket, apo në afërsi = 700 euro;

◦Pjesëmarrja/realizimi i sulmit fizik ndaj lojtarëve, trajnerëve, zyrtarëve, apo përfaqësuesve të ekipeve, zyrtarëve apo zyrtarëve të FBK-së pa pasoja fizike = 2000 euro dhe 3 ndeshje pa shikues.

Dënimet për lojtarët:

Ndërsa nga akterët në fushë të lojës janë dënuar Lejson Zeqiri i Bashkimit me 100 euro, si dhe Darryl Morsell i Pejës, me po aq, 100 euro, për gabime teknike.

Bashkimi doli dje me një sqarim për situatën e krijuar në “Sezai Surroi”, duke thënë, ndër të tjera: “Për fat të keq, për shkak të një keqkuptimi dhe reagimit jo të duhur në menaxhim të situatës nga ana e sigurimit të brendshëm, që është kontraktuar nga klubi për t’u kujdesur për sigurinë në sallë, në mënyrë të paqëllimshme ndodhi një incident dhe një situatë të papëlqyeshme, 5 sekonda para përfundimit të ndeshjes, kur rezultati ishte i qartë. Veprime këto që nuk pasqyrojnë vlerat dhe qëllimet tona sportive. Incidenti nuk ka të bëjë me asnjë nga akterët brenda fushës, as me gjyqtarët, as me klubin KB Peja, siç shihet në të gjitha videot dhe fotografitë, por ishte një incident i ndodhur në zonën e ulëseve që gjinden në parket dhe në asnjë moment akterët që gjenden brenda fushës nuk kanë qenë të atakuar…”

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş