- Reklama -

Krasniqi: Në Prizrenin tonë të dashur, vendi i punës nuk matet më me meritë, por me para nën dorë

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ndaj praktikave të punësimit nga pushteti lokal, duke i cilësuar ato si një degradim të rëndë të vlerave të konkurrencës së ndershme.

Sipas Krasniqit, përzgjedhja në vendet e punës në komunë nuk bazohet më në meritë dhe kualifikime profesionale, por, siç thotë ai, është kthyer në një proces të mbështetur në korrupsion të drejtpërdrejtë.

- Reklama -

“Sot, në Prizrenin tonë të dashur, vendi i punës nuk matet më me meritë, por me para nën dorë,” deklaroi Krasniqi. Ai thekson se çmimi për një vend pune në komunë llogaritet të jetë nga 5 deri në 15 mijë euro, në varësi të mbështetjes politike apo lidhjeve të brendshme të aplikuesit.

Krasniqi e cilëson këtë si një “fyerje” ndaj të rinjve që kanë investuar vite në arsim, një “plagë” për prindërit që kanë ndërtuar vendin me mund e sakrificë, dhe një “krim” ndaj së ardhmes së brezave të rinj.

“Punësimi me para është korrupsion. Korrupsioni është tradhti,” theksoi ai, duke bërë thirrje për reagim të gjerë qytetar, përtej përkatësive politike. “I ftoj të gjithë qytetarët, të djathtë e të majtë, të mos heshtin më,” apeloi ai.

Sipas Krasniqit, rikthimi i meritokracisë duhet të fillojë nga institucionet themelore si Komuna, shkollat dhe çdo zyrë publike. “E kaluara na mëson: Ai që shitet për një vend pune, nesër shet edhe nderin, edhe popullin,” përfundoi ai.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş

isim değiştirme

- mersin escort -

betebet güncel giriş