KRU “ Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se si pasojë e një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit në Dragash, do të ketë zvogëlim të shtypjes së ujit dhe ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Siç bëhet e ditur në njoftimin e tyre, ekipet operative sot gjatë ditës kanë intervenuar për sanimin e problemit mirëpo punimet do të vazhdojn dhe gjatë ditës së nesërme.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
NP Dragash ju njofton se afër stacionit të autobusëve në Dragash ka ndodhur një defekt në gypin kryesor të ujësjellësit. Gjatë gjithë ditës, ekipet tona operative kanë qenë të angazhuara në identifikimin dhe sanimin e këtij defekti. Megjithatë, për shkak të rrethanave të ndryshme, defekti nuk ka arritur të sanohet plotësisht.
Punimet për sanimin e defektit do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Për të mos lënë qytetarët pa ujë, furnizimi nuk është ndërprerë plotësisht, por është zvogëluar presioni i ujit në pjesën e poshtme të Dragashit, në mënyrë që rrjedhja në vendin e defektit të jetë sa më e vogël.
Gjatë ditës së nesërme, për shkak të vazhdimit të punimeve, mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë. Prandaj, ju lusim që të mbushni rezervat tuaja me ujë për nevojat ditore.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!