Deputeti i LVV-së, Haxhi Avdyli, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar si pasojë e “papërgjegjësisë së partive opozitare”.
Ai ka deklaruar të enjten në “Konfront” të KTV-së se veprimet opozita e legjislacionit të kaluar ka një “entuziazëm të tepruar për opozitarizëm”.
“Ata bënë gabime në hapa. Shteti nuk bllokohet në atë mënyrë, duke bërë kërkesa absurde, që Kosova të mos ketë fare kryeministër”, ka shtuar Avdyli.
Ai ka potencuar se qytetarët s’duhet t’ua falin atyre që bllokojnë institucionet.
“Opozita po bën gabime na hapa. Po bllokojnë shtetin, e qytetarët s’duhet t’ua falin. Nëse këta mendojnë se mund ta bllokojnë shtetin, e kanë gabim, sepse ky shtet ka zot shtëpie. E në këtë rast zot shtëpie është Albin Kurti e do të vazhdojë qeveria e tij”, ka thënë ai.