Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një postimi në rrjetin social Blue Sky ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me dështimin e deputetëve të zgjedhur në konstituimin e përbërjes së re paralamentare të Kuvendit të Kosovës.
“Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës mbetet i bllokuar për shkak të taktikave obstruktive. Qytetarët meritojnë politikanë që e vendosin Kosovën para politikës partiake. Prandaj e përsëris: Bashkëpunimi i sinqertë është urgjentisht i nevojshëm për të siguruar funksionimin e institucioneve dhe formimin e shpejtë të një qeverie stabile!”, ka shkruar ambasadori Rohde.
Tutje, ai ka theksuar se është koha që liderët politikë të lënë anash interesat partiake dhe të punojnë për të mirën e vendit dhe qytetarëve.