Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar ndaj 42 të pandehurve të tjerë.
Letër-rreshtimi është lëshuar me qëllim të sigurimit të prezencës së të akuzuarve në procedurë, pasi shumica prej tyre, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin – i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit – ndodhen në arrati.
Këta persona janë të akuzuar për vepra të rënda penale, përfshirë terrorizëm dhe financim të terrorizmit, ndërsa autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë bërë të ditur se tani pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre për t’u përballur me drejtësinë.
Në seancën e sotme, krahas prokurorit të rastit, i pranishëm ishte edhe një hetues nga Departamenti i Antiterrorizmit.
Megjithatë, pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të të akuzuarve, trupi gjykues ka marrë aktvendim që hetuesi të largohet nga salla e gjykimit, me arsyetimin se në këtë fazë të procedurës ai nuk mund të jetë i pranishëm.
Në këtë proces, Prokuroria Speciale e Kosovës kishte theksuar rëndësinë e nisjes së gjykimit edhe ndaj të pandehurve që ndodhen në arrati, përfshirë Milan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit.
Megjithatë, kjo çështje vazhdon të mbetet pezull, pasi ende nuk është marrë vendim nga gjykatësi, i cili kërkoi mendim juridik nga Gjykata Supreme lidhur me mundësinë ligjore për gjykimin në mungesë.
Në seancën përgatitore të mbajtur më 9 tetor 2024, Tolliqi dhe Spasojeviqi kishin refuzuar të deklarohen për fajësinë, ndërsa Maksimoviqi ishte deklaruar i pafajshëm.