Pronari i një fabrike të miellit në Kosovë, Rexhep Rama thotë se pas shtrenjtimit të energjisë elektrike për 16.1% në mënyrë automatike do të shtrenjtohet edhe çmimi i miellit dhe rrjedhimisht i bukës.
Rama, ka deklaruar se çmimi i një buke mund të shkojë deri në 80 cent në të kundërtën fabrikat e miellit rrezikojnë falimentimin.
- Reklama -
Me këtë çmim aktual nuk mund të punojmë, sepse në Gjilan një bukë është 60 cent ndërsa tash pas rritjes tash shkon deri në 70/80 cent. Një kilogram miell është 34 cent tash patjetër duhet të bëhet 40 cent sepse nuk mund të mbulohemi”, deklaroi Rama për RTV21.
- Reklama -