Kina ka njoftuar një rritje të konsiderueshme të tarifave për produktet amerikane, duke i rritur ato nga 84 për qind në 125 për qind. Ky veprim është një përgjigje ndaj politikave ekonomike të ngjashme të Shteteve të Bashkuara që kanë prekur eksportet kineze, shkruan Gazeta Sinjali.
Ministria e Financave e Kinës theksoi se ky vendim është marrë për të mbrojtur industrinë dhe ekonominë e brendshme kineze, përballë konkurrencës nga produktet amerikane të shtrenjtuara nga tarifat e larta.
Pavarësisht kësaj rritjeje, autoritetet kineze kanë njoftuar se nuk janë parashikuar tarifa të tjera shtesë në të ardhmen, duke sugjeruar që kjo masë është përfundimtare për momentin në këtë fazë të konfliktit tregtar me SHBA-në.
Ky nivel i tarifave ka një efekt të drejtpërdrejtë në tregun e brendshëm dhe nuk ka pranueshmëri për produktet amerikane që eksportohen në Kinë”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Financave. Kina ka theksuar gjithashtu se do të reagojë në mënyrë të vendosur ndaj çdo veprimi të mëtejshëm të SHBA-së, duke e injoruar çdo tarifë të re për produktet kineze.
Në të njëjtën kohë, administrata amerikane ka rritur tarifat për mallrat kineze në 145 për qind, duke përshkallëzuar tensionet tregtare mes dy ekonomive më të mëdha të botës.