Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Agjencia Kadastrale e Kosovës do të fillojë rindërtimin e Kadastrit në zonat Zhur, Lez, Landovicë, Lubinje e Poshtme dhe Pllanjanë.
Qëllimi i projektit sipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës është harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.
Njoftimi i plotë:
Agjencia Kadastrale e Kosovës do të filloj Rindërtimin e Kadastrit në zonat kadastrale: , , ë, .
Qëllimi i projektit është harmonizimi i gjendjes faktike në terren me të dhënat në Kadastër.
Përfitimet kryesore nga ky projekt janë:
• Zyrtarizimi i të drejtave pronësore jo kontestimore mbi pronat e paluajtshme, për rastet e trashëgimive,
• Zyrtarizimi i shitblerjeve të kryera përmes marrëveshjes jo formale/gojore,
• Realizimi i matjeve gjeodezike dhe përgatitja e dosjeve për proces të legalizimit.
Faza e parë e këtij projekti është takimi informues me banorët e zonës ku do të njoftohen për:
• Planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij,
• Obligimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës,
• Obligimet e Operatorit Ekonomik në zbatimin e planit të rindërtimit, dhe
• Të drejtat dhe obligimet e banorëve të Zonës Kadastrale në procesin e rindërtimit.
ë ë ë ë ë ë ë Ë.
Tutje theksohet se faza e parë e këtij projekti është takimi informues me banorët e zonës ku do të njoftohen për planin e rindërtimit, dinamikën e realizimit dhe rëndësinë e tij; obligimet dhe përgjegjësitë e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Zyrës Kadastrale Komunale dhe Komunës; obligimet e Operatorit Ekonomik në zbatimin e planit të rindërtimit, dhe të drejtat dhe obligimet e banorëve të Zonës Kadastrale në procesin e rindërtimit.
“Të gjitha punët dhe aktivitetet në kuadër të këtij projekti do të kryhen pa pagesë”, përfundon njoftimi