- Reklama -

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Bratislav Gashiq, ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me mbështetjen që disa shtete anëtare të NATO-s po i japin Kosovës për ngritjen e kapaciteteve të saj ushtarake.

Gashiq i bëri këto komente gjatë një takimi në Beograd me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, Admiralin Stuart Munsch.

- Reklama -

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, një nga temat kryesore të bisedës ishte Kosova, ku Gashiq shprehu kundërshtimin e tij ndaj, siç i quajti ai, “lëvizjeve të njëanshme” të kryeministrit Albin Kurti, të cilat “drejtohen kundër Serbisë dhe komunitetit serb”, raportojnë mediat serbe.

Një nga çështjet e diskutuara ishte edhe transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, për të cilën Gashiq tha se është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ai deklaroi se Serbia do të vazhdojë të ndjekë një politikë të qartë të dialogut dhe paqes, duke u pozicionuar si një partner i besueshëm dhe i parashikueshëm.

Gjithashtu, ai përcolli shqetësimet e Beogradit për mungesën e miratimit të dokumenteve që do të rregullonin formalisht bashkëpunimin ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

Në anën tjetër, Admirali Munsch theksoi se Ballkani Perëndimor mbetet një rajon me rëndësi strategjike për NATO-n dhe ripohuar përkushtimin e Aleancës për stabilitetin në rajon.

Ai shtoi se KFOR-i mbetet i angazhuar për të zbatuar mandatin e tij në Kosovë./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort