- Reklama -

Haradinaj i çon selam Vuçiqit: Nëse nuk e njeh Kosovën, në vitin 2025 bashkohemi me Shqipërinë

Kandidati i AAK-së për president, Ramush Haradinaj, ka thënë se zgjedhjet e të dielës janë referendum për qytetarët e Kosovës.

“Qytetarët do të votojnë të dielën dhe do të vendosin. Kemi thënë që këto zgjedhje janë edhe referendum. Me iu thënë të drejtën janë referendum, të paktën për dy tema me rëndësi. E para është statusi jonë ndërkombëtar ose fati jonë në integrimet euro-atlantike. Ne jemi shpallur shtet i pavarur, por ka 20 vjet nga çlirimi që punojmë së bashku – edhe me faktorin ndërkombëtar – që ta finalizojmë shtetësinë tonë dhe të jemi anëtar krenar i OKB-së, NATO-s, por edhe të anëtarësohemi në BE”.

- Reklama -

“Tash kur janë bërë 20 vjet dhe ende nuk jemi afër këtyre synimeve, atëherë shtrohet pyetja se çka do të bëjmë. A do të presim edhe 20 vjet? Këtë të diel vendosim se a do të presim edhe 20 vjet, apo kemi me kry punë sa i përket statusit ndërkombëtar të Kosovës dhe anëtarësimit tonë në integrimet euro-atlantike”.

Ai, edhe në fushatën përmbyllëse për zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se Kosova po bllokohet nga Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq.

Haradinaj ka përsëritur edhe një herë çështjen e bashkimit me Shqipërinë, por këtë herë duke i çuar një selam presidentit serb.

Ai e ka paralajmëruar Vuçiqin se nëse ai bëhet president, Kosova do të bashkohet me Shqipërinë në vitin 2025, nëse Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Arsyeja pse jemi të bllokuar është Serbia, [Aleksandar] Vuçiqi dhe janë pengesat që na bën Serbia dhe Vuçiqi. Nëse votohet AAK-ja, atëherë votohem edhe unë për president të vendit. Si president i vendit do t’i kryej punët e Kosovës duke mos e përfill Serbinë. Do të shkojmë në logjikën e veprimeve që i kemi bërë në të kaluarën me Ushtrinë, Trepçën dhe pavarësimin energjetik”.

“Kosova do të ecë përpara. Pse jam kaq i sigurt se Kosova do të ecë përpara? Nëse në vitin 2025 nuk jemi anëtar i OKB-së, NATO-s dhe nuk jemi në përparim të integrimit në BE, unë do të punoj që ne bashkë me votë të vendosim për union me Shqipërinë”.

“Nëse ky drejtim nuk i pëlqen [Aleksandar] Vuçiqit dhe frikësohet nga ky drejtim, unë, në emër të juajin, i them sot ‘Heku prej rrugës së Kosovës, lejo Kosovën që të ecë rrugës vetë – rrugës së anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Njihe Kosovën që të jetojmë në paqe. Nëse jo, populli i Kosovës do të ecë rrugës së vetë dhe nesër (fjala është për 2025) shkojmë në union me Shqipërinë’”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort