Home LAJME Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

0
Një 68-vjeçare vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestohet shoferi

Një 68-vjeçare ka vdekur pasi është goditur nga vetura paraditen e sotme në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Për rastin është arrestuar shoferi i veturës 55-vjeçar, i cili është ndaluar për 48 orë.

Policia ka thënë se fillimisht viktima kishte pësuar lëndime të rënda trupore dhe nga Emergjenca e Prizrenit ishte dërguar në QKUK. Pas gati gjashtë orëve, mjekët në QKUK informuan se 68-vjeçarja nuk u kishte mbije

Sipas njoftimit, shoferi e kishte goditur viktimën në vendkalimin për këmbësor./KOHA/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here