- Reklama -

Haradinaj premton 25 miliardë euro investime kapitale

Në kuadër të fushatës parazgjedhore koalicioni që kryesohet nga AAK-ja ka mbajtur takime me bizneset. Kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, është zotuar se nëse fiton besimin e qytetarëve do të ketë qasje të hapur e bashkëpunuese me bizneset, me të cilat bashkërisht për katër vjet do të investojë 25 miliardë euro në projekte kapitale

Investime kapitale në vlerë prej 25 miliardë eurosh ka premtuar të martën Koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Nismës Socialdemokrate, Forumit të Intelektualëve, Konservatorëve dhe Idealit.

- Reklama -

Kandidati për kryeministër i Koalicionit, Ramush Haradinaj, është zotuar po ashtu për rritje vjetore ekonomike 7 për qind e klimë miqësore për bizneset në Kosovë.

“Synojmë rritjen ekonomike 7 për qind dhe vlerësojmë se një ambicie e tillë e bën kthesën në ekonomi. Njëkohësisht kalkulojmë se për një mandat qeverisës investimet të arrijnë në 25 miliardë euro, këto janë edhe publike e private. Kuptohet publike janë 9 miliardë investime kapitale, ndërsa 16 miliardë nga sektori privat”, ka thënë Haradinaj, në takimin me bizneset.

Haradinaj ka thënë se këto objektiva do t’i arrijë përmes politikave fiskale, tregtare e duke ndërtuar zona ekonomike biznesore në çdo komunë.

Sipas kandidatit për kryeministër, për katër vjet qeverisje janë planifikuar 3 miliardë euro në infrastrukturën rrugore, 1.5 miliardë euro investime kapitale në arsim dhe shëndetësi, 1 miliard euro për ndërtimin e digave për furnizim me ujë, e  1 miliard euro për modernizimin e tërë rrjetit të transportit hekurudhor.

Ndërsa projektet që koalicioni synon t’i realizojë përmes partneritetit publiko-privat përfshijnë termocentralin me gaz, investimin në qendrat e turizmit malor dhe skijimit në Brezovicë, Rugovë, Bjeshkën e Belegut, Brod, Bjeshkën e Istogut dhe të Junikut. Po ashtu përmes këtij partneriteti synon të ndërtojë qendrën kombëtare për inovacion dhe teknologji.

Koalicioni ka premtuar edhe skema mbështetëse për bizneset. Parashihen 150 milionë euro në vit mbështetje financiare për bizneset e reja, 100 milionë euro në vit për bizneset prodhuese dhe eksportuese, kurse 250 milionë euro në vit për bujqësi, blegtori dhe zhvillimin rurale.

Po ashtu koalicioni është zotuar për lirim nga tatimi në fitim për 5 vjet për bizneset që investojnë në Kosovë, e mbulimin e 50 për qind të pagës për 6 muaj për bizneset që punësojnë gra, si dhe rishikimin e plotë të kornizës ligjore të sistemit të lejeve dhe licencave.

Në takim me bizneset, Haradinaj ka thënë se është esencial bashkëpunimi ekonomik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai përmendi edhe nevojën e ndërtimit të një Trump Tower në Prishtinë.

“Kam dëgjuar se ka ide për Trump Tower në Beograd dhe në rajon. Mendojmë se edhe Prishtina e meriton një Trump Tower dhe ne e kishim mirëpritur që me ardhë tek një investim i tillë. Jo vetëm kjo, por edhe projekte të tjera që mund të identifikohen ndërkohë”, ka thënë ai

E kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, akuzoi qeverinë për mospërkrahje të bizneseve.

“Fatkeqësisht vendi tash e katër vjet iu ka ekspozuar mashtrimit, shpifjeve dhe akuzave. Kosova nuk është në garë për zhvillim e prosperitet ekonomik dhe mirëqenie për qytetarët. Kosova qe katër vjet është në garë të mashtrimit, të shpifjes dhe gënjeshtrave. Në garë të pengesave për t’ua bërë më të vështirë jetën qytetarëve të Kosovës dhe fatkeqësisht edhe juve që jeni promotor i zhvillimit ekonomik dhe prosperitetit të këtij vendi”, ka thënë Limaj.

Në kuadër të aktiviteteve elektorale, Koalicioni ka mbajtur tubim edhe me Degën e Prishtinës, në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë. Aty janë dhënë premtime për kryeqytetin.

“Me implementimin e plotë të Ligjit për Kryeqytetin do t’i japim Prishtinës fuqinë që i takon. Unaza e Jashtme do të përfundojë më në fund, duke lehtësuar qarkullimin në kryeqytet. Stadiumi i ri dhe Salla Koncertale do ta bëjnë Prishtinën qendër të sportit dhe kulturës në rajon”, ka thënë Haradinaj.

Dhjetë prioritetet e koalicionit të kryesuar nga AAK-ja nisin me anëtarësimin e Kosovës në NATO e në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian. Në listën e prioriteteve është renditur edhe rritja ekonomike vjetore deri në 7 për qind e 1 miliard euro për bizneset e reja dhe ato prodhuese-eksportuese, pastaj paga mesatare 1 mijë euro e pensione mbi 500 euro.

Po ashtu është premtuar edhe ndërtimi i një termocentrali me kapacitet 1500 MW. Në kuadër të prioriteteve është përfshirë edhe përmbyllja e projekteve rrugore që kanë mbetur në gjysmë dhe ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort