- Reklama -

Kino Lumbardhi hap programin e muajit shkurt me filma që sfidojnë realitetin

Kino Lumbardhi vazhdon të sjellë përvoja unike kinematografike për publikun prizrenas, duke hapur programin për muajin shkurt të klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar me temën intriguese “Të humbur në ëndrra e makthe”.

Ky cikël filmash do të eksplorojë kufirin e hollë mes ëndrrës dhe makthit, duke ftuar audiencën në një udhëtim kinematografik të paharrueshëm, për të nderuar kujtimin për një regjisor të shquar amerikan.

- Reklama -

Programi i këtyre filmave sipas njoftimit nis më 5 shkurt, në orën 20:00, me një film kult që transporton audiencën në një qytet të vogël ku qetësia është vetëm një iluzion, raporton Telegrafi.

Një ngjarje e pazakontë, gjetja e një veshi të lënduar në një fushë, e çon protagonistin në një investigim misterioz. Ai njihet me një këngëtare enigmatike të një klubi nate dhe zbret në një botë të errët kriminale, ku zbulon rrëmbimin e fëmijës së saj dhe një zinxhir ngjarjesh të mbushura me tension dhe pasiguri.

Ky program synon të sjellë përzgjedhje filmash që testojnë perceptimin mbi realitetin, duke sfiduar shikuesit të zhyten në rrëfime komplekse. Audienca e rekomanduar për këtë program është 16+, për shkak të përmbajtjes së fortë dhe temave të ndjeshme. Pos me 5 shkurt, filmat do të shfaqen edhe me 12, 19 dhe 26 shkurt në ekranin e hollit të brendshëm të Kino Lumbardhit.

Për të gjithë dashamirët e kinemasë artistike, sipas Lumbardhit, kjo është një mundësi për të përjetuar filma që sfidojnë konvencionet dhe provokojnë mendimin. /Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort