Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore, ka njoftuar policia, raporton BBC.
Të shtënat ndodhën në Orebro, 200 kilometra në perëndim të kryeqytetit, Stokholm, të martën pasdite (04.02.2025). Disa media suedeze raportojnë se nxënësit e qëlluar janë në gjendje të rëndë shëndetësore shkaku i plagëve.
Policia ka njoftuar se “rreziku nuk ka kaluar” dhe paralajmëroi publikun të qëndrojë larg vendit të ngjarjes. Shkalla e lëndimeve është e paqartë – por policia thotë se asnjë oficer nuk është qëlluar.
“Kjo aktualisht shihet si një tentativë vrasjeje, zjarrvënie dhe vepër e rëndë me armë”, thuhet në deklaratë.
Të shtënat – të cilat ndodhën pak para orës 13:00 me sa duket kishin në cak një qendër arsimimi të të rriturve.
Këto qendra frekuentohen kryesisht nga persona që nuk kanë mbaruar shkollën fillore apo të mesme.
Policia thotë se nxënësit e shkollave aty pranë po mbahen brenda “për qëllime sigurie”.
“Lajmi për një sulm në Orebro është shumë serioz”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Gunnar Strommer për transmetuesin publik SVT./BBC