- Reklama -

Kurti: Ekonomia e Kosovës për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar si të arritur të madhe marrëveshjen për tregti të lirë, të cilën do ta nënshkruajë me EFTA-n, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.Në bashkëbisedim me ekonomistin Ricardo Hausmann nga universiteti i Harvardit, Kurti ka thënë se marrëveshja do të nënshkruhet me përfaqësuesit ekzekutiv të Zvicrës, Islandës, Norvegjisë dhe Lihtenshtajnit.

“Kjo është një arritje e madhe, pas negociatave të mençura dhe të rënda nga ministrja Rozeta Hajdari, kemi arritur marrëveshje edhe për eksport të shërbimeve dhe jo vetëm të mallrave. Këtu qëndron pjesa e vështirë e negociatave. Kemi rreth 300 mijë shqipfolës, shtetas të Zvicrës dhe mbi dy të tretat e tyre janë nga Kosova.

- Reklama -

Në Davos mund ta dëgjosh shqipen në shitore dhe kudo, janë tejet mirë të integruar”, ka thënë ai.Tutje duke folur për temën “Demokracitë e qëndrueshme në një epokë të ndryshimit”, Kurti ka folur për sfidat e menaxhimit shtetëror, duke përfshirë pandeminë, inflacionin, krizën energjetike pas agresionit rus në Ukrainë, teksa ka theksuar se Kosova ka pasur rritje ekonomike.

“Buxheti shtetëror vjetor është 50% më i madh sesa në vitin 2021. Kjo del nga një rritje impresive ekonomike, që mesatarisht ka qenë 6% e bruto produktit vendor, asnjëherë nuk ka rënë nën 4%.

Ekonomia e Kosovës vitin e kaluar për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro, eksportet kanë kaluar 1 miliardë euro dhe të ardhurat tatimore kanë kaluar 3 miliardë euro”, ka thënë Kurti.Kryeministri i Kosovës ka thënë se është dyfishuar punësimi te të rinjtë, derisa si ekzekutiv kanë shënjestruar punësimin e grave me 14 mijë vende pune./rtk/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Shtrenjtimi i rrymës rëndon bizneset

Rritja e tarifave të energjisë elektrike do të sjellë...

Çfarë tregon klasa e energjisë e ngrirësit: Një detaj që nuk e keni ditur dhe mund t’ju kursejë para

Klasa e energjisë është një karakteristikë teknike e ngrirësve...

Shtrenjtohet qumështi, vezët dhe mjalti

Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje...

Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime

Kur ka prezantuar programin e Qeverisë së tij në maj...

Çmimet e larta të produketve ushqimore në Kosovë, kërkohet bojkotim të supermarketeve

Në prag të Ditës Ndërkombëtare të Kosumatorit, Iniciativa “Kosova...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort