Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik, raporton Gazeta Sinjali.
Gjatë ditë së sotme rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në Prizren, saktësisht në tranzit – rruga që lidhet me autostradën ku dy vetura janë aksidentuar.
Rastin e për Sinjalin e ka konfirmuar edhe togeri i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi i cili tha se tre persona janë lënduar dhe se po marrin tretmanet e nevojshme mjekësore.
“Kemi pranuar informacionet për një aksident rreth orës 13:30, ky dy automjete janë të përfshira, deri me tani tre persona janë lënduar edhe kanë kërkuar ndihëm mjekësore, aksidenti ka ndodhur në qytet në vendin e quajtur transiti i ri”, tha Bytyqi për Sinjalin./GazetaSinjali/