Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren së bashku me kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, dhe kandidatët për deputet Bali Muharremaj dhe Smail Latifaj, kanë mbajtur një takim elektoral me banorët e Rogovës së Hasit, ku kërkuan mbështetje për realizimin e platformës politike të AAK-së.
Në këtë takim, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me banorët e kësaj treve për zhvillimin e mëtejshëm të Rogovës së Hasit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët.
- Reklama -
Kandidatët për deputet nga radhët e AAK-së u shprehën të gatshëm për të vazhduar punën e përbashkët për të mirën e Rogovës dhe të gjithë Kosovës.
- Reklama -