Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka përforcuar Njësinë Policore të Specializuar të tij me Njësi Policore të Specializuar Rezervë për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin për të gjitha komunitetet në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi për media nga EULEX-i, ku ndër të tjera thuhet se këta policë do të punojnë krah për krah me NJPS-në e siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit në mbështetje të stabilitetit në mbarë Kosovën dhe për të garantuar siguri për të gjitha komunitetet.
“Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është duke e përforcuar Njësinë Policore të Specializuar (NJPS) të tij përmes dislokimit të përkohshëm të pjesëtarëve të Forcës Evropiane të Xhandarmërisë (EUROGENDFOR) nga Franca, Italia, Lituania dhe Portugalia. Këta policë do të punojnë krah për krah me NJPS-në e siguruar nga Policia e Polonisë për ta përmbushur mandatin e Misionit në mbështetje të stabilitetit në mbarë Kosovën dhe për të garantuar siguri për të gjitha komunitetet”, thuhet në njoftim.