Policia në Prizren, njofton se ditën e hënë janë vjedhur gjësende me vlerë në sasi të konsiderushme nga deri më tani autorë të panjohur në një argjendari në qendër të Prizrenit. Zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Vesel Gashi, bën të ditur se gjatë ditës së sotme, nga autorë të panjohur, janë vjedhur gjësënde me vlerë nga ari dhe argjendi nga një argjendari në rrugën “ Adem Jashari”.
Ai thotë se njësitet relevante të policisë menjëherë kanë dalur në vendngjarje, si dhe është ftuar edhe prokurori i shtetit për të hetuar rastin.
Ai tha më tej se policia dhe prokuroria e shtetit kanë filluar hetimet dhe rasti po trajtohet si vepër penale “ vjedhje e rëndë”, ndërsa për shkak të natyrë së rastit, nuk mund të japim detaje shtesë rreth kësaj ngjarje të rëndë, tha ai.
Ndryshe, në këtë fillimvit të ri, janë shpeshtuar rastet e vjedhjeve nëpër argjendari në qytetin e Prizrenit, pa përjashtuar faktin se edhe në të kaluarën kanë ndodhur raste të ngjashme me incidente të rënda.