- Reklama -

Këto janë produktet më të eksportuara dhe importuara në vitin 2024

Kosova vazhdon të ketë bilanc negativ tregtar, ani se ka një rritje të lehtë të vlerës së mallrave të eksportit. Njëkohësisht ka shënuar rritje edhe importi më 2024, krahasuar me vitin 2023.

Gjatë vitit që lamë pas, Kosova ka eksportuar mallra në vlerë 889 milionë euro, ndërsa, ka importuar 6 miliardë e 38 milionë euro.

- Reklama -
Në vitin që lamë pas, një prej produkteve më të eksportuara ishte energjia elektrike në vlerë afro 150 milionë euro, pasuar nga artikujt dyer e dritare në vlerë mbi 98 milionë euro. Derisa artikujt shufra prej hekurit zënë vendin e tretënë vlerë prej 93 milionë euro.
Në bazë të të dhënave zyrtare të Doganës së Kosovës, vendin e katërt nga produktet më të eksportuara nga Kosova e zënë mobileritë, krevatët dhe dyshekët në vlerë mbi 92 milionë euro.

Rënie e vlerës së eksportit, krahasuar me vitin 2023, vërehet te produktet e plastikës dhe mobilierive e dyshekëve.

Ndonëse gjatë vitit 2023, vendin e parë për eksport e mbanin këta artikuj (dyshekët) në vlerë mbi 146 milionë euro.

Ndërkaq, Kosova gjatë vitit 2024 ka importuar më së shumti naftë dhe vajëra, ku vlera e tyre arrin shifrën mbi 710 milionë e 300 mijë euro.

Pas kësaj, me afro 678 milionë euro, Kosova ka blerë vetura dhe mjete të tjera të transportit.

Ndërkaq, vendin e tretë në import e zënë makineritë, veglat e punës, autopjesë e të tjerë të ngjashme në vlerë prej 464 milionë euro.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, vitin 2024 Kosova ka importuar vetura më shumë në vlerë mbi 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort