- Reklama -

Ndërron jetë afaristi dhe humanisti Haxhi Kemajl Jonuzi

Ka ndërruar jetë në moshën 73 vjçare afaristi dhe humansiti nga Prizreni, Haxhi Kemajl (Halit) Jonuzi.

Jonuzi ishte themelues  Organizata Humanitare “Kalliri Miresise” e themeluar në vitin 1999 dhe pronar i restaurantit familjar “Kulla e Jetimit” në Prevallë.

- Reklama -

Varrimi i të ndjerit do të bëhet ditën e nesërme nga ora 12:00, në varrezat e qytetit.

Lajmin për vdekjen e tij është bërë nga familjarët ndërsa kryeimami i KBI-së në Prizren, Orhan Bislimaj ka ngushllëlluar familjen dhe miq e të ndjerit ku dhe ka kujtuar disa momente gjatë takimit me Haxhi Kemajlin.

Shkrimi i plotë:

“Ndërroi jetë haxhi Kemaili, Allahu e mëshiroftë me xhennet firdews.

Me këtë rast, dua t’i ndaj dy momente:

1.

Njiheshim nga distanca, por në një moment të caktuar, që nuk e harroj kurrë, zemrat e tona e vendosen lidhjen e sinqertë për hirë të Zotit.

Kjo ndodhi para 4 apo 5 vitesh, në xhaminë “Maksud Pasha”, në Prizren, unë si imam e ai xhemat.

E mbajta hytben e xhumasë me temë “Para Zotit mos të shkojmë me hak të insanit”.

Haxhi Kemaili kishte nejt deri në fund të namazit dhe pas mbarimit të duasë m’u afru dhe më tha: “Hoxhë, nuk kam pas mendime të mira për ty, a ma bajsh hallall!? Pa dyshim ia bëra hallall çdo gjë.

Prej këtij momenti, për këtë njeri kam ruajtur një konsideratë të veçantë.

2.

Në Ramazanin 2024, na ftoi dhe na priti në iftar në restaurantin “Kulla e Jetimit” në Prevallë, nga i cili ndihmonte shumë jetimë të Kosovës.

Aty, bashkë me Faruk ef. Ukallo dhe Osman ef. Bekteshi i bëmë disa muhabete me rëndësi, e haxhi Kemaili na shpalosi një plan, e që e kishte si brengë para se të shkojë në ahiret.

E kemi amanet që atë plan-brengë (për të cilën do të flasim ndonjëherë tjetër) ta çojmë në vend pas vdekjes së tij.

Zot i Madhërishëm shpërbleje me xhennet firdews, ngushëllime familjes…!

Orhan Bislimaj

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort