Një shtetas i Republikës së Shqipërisë është arrestuar paraditen e djeshme në pikëkalimin kufitar në Vermicë.
Sipas njoftimit policor, i dyshuari ka tentuar t’u jipte ryshfet zyrtarëve të policisë kufitare.
“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti i iniciuar si “Dhënie e ryshfetit” u është nënshtruar procedurave të mëtejme.