Kryeministri Albin Kurti ka folur për ftesën e Prokurorisë Speciale duke përsëritur qëndrimin e kabinetit të tij se Prokuroria, mund të shkojë në zyrën e tij dhe ta intervistojë atë.
Pas më shumë se një jave, vendosi të flasë për ftesën nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Shefi i Qeverisë Albin Kurti e përsëriti qëndrimin e kabinetit qeveritar, të dëshmojë si dëshmitar por në zyrën e vet në kryeministri.
Sipas Kurtit, ky nuk është kryeministri i parë që e kërkon një gjë të tillë.
Ai tha se ka dëshmi që kështu kanë vepruar paraardhësit e tij.
Mirëpo, kjo praktikë nuk duhet të ndjeket sipas Liridon Salihit nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Sipas Salihit, në këto rrethana, prokurorët special nuk kanë arsye të shkojnë në zyrën e kryeministrit pasi të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit.
Më 16 janar, kryeministri Kurti u ftua nga Prokuria Speciale e Kosovës që të dëshmojë për rezervat shtetërore në cilësinë e dëshmitarit.
Kësaj ftese i pari i Qeverisë nuk iu përgjigj me arsyetimin se ndodhej jashtë vendit dhe kërkoi që për ftesën e radhës, prokurorët të shkojnë në zyrën e tij për intervisitim.